Presidentja e Bankës Qëndrore Europiane, Christinë Lagarde tha se qeveritë nuk duhet të vetëkënaqen në betejën për rimëkëmbje nga rënia e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, duke i kërkuar atyre të mbështesin përpjekjet e bankave qëndrore me shpenzimet fiskale.
Pavarësisht se eurozona po dilte nga ndalim-qarkullimi që shkatërroi aktivitetin ekonomik në fillim të këtij viti, Lagarde tha se rimëkëmbja mbetet “e pabarabartë” dhe “e paqartë”, ndërkohë që shumë vende po shohin rritje të rasteve me koronavirus.
Lagarde tha se qeveritë e zonës Schengen duhet të ndajnë ngarkesën e përballimit të situatës përmes shpenzimeve publike dhe investimeve.
Ajo bëri thirrje për përcaktimin sa më shpejt të detajeve mbi përdorimin e fondit prej 750 miliard euro të Bashkimit Europian për ringritje pas koronavirusit, në mënyrë që gjithçka të nisë sipas planit në janar të vitit 2021.
Vetë banka Qendrorë Europiane vetëm në muajt e fundit ka krijuar një skemë emergjente për blerjen e obligacioneve me vlerë 1.35 trilionë euro dhe ka mbajtur normat e interesit në nivele të ulëta rekord, duke ofruar hua shumë të lira për bankat, me qëllim zbutjen e pasojave të koronavirusit.