Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka humbur kontrollin mbi pandeminë e Covid-19.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se falë qeverisë Rama, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë dhe spitalet janë në kolaps:
“Rama ka humbur çdo kontroll mbi pandeminë. Kemi testimet më të ulëta në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe spitalet në kolaps vetëm sepse ai nuk heq dorë nga vjedhja me inceneratorë e koncesione.Pasi shkatërroi ekonominë tani ai po shkatërron jetën dhe shëndetin e njerëzve.”
Reagimi i Bashës vjen pasi pak orë më parë, Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha se Komiteti i Ekspertëve anti-Covid ‘është fasadë e Ramës’.