Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbështet strehimin e refugjatëve të luftës nga Afganistani në Shqipëri.
Vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar disa afganë rrjedh si detyrim i të qenit anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA, sipas Bashës.
“Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan kreu i PD në Facebook.
Basha shton se strehimi i afganëve në Shqipëri nuk përbën rrezik për identietin tonë kombëtar.
Kryeministri Edi Rama tregoi të dielën se ka pranuar dy kërkesa nga organizata jofitimprurëse amerikane për strehimin e afganëve në vend.
Refugjatët afganë vijnë pas konflitit të ashpër që ka shpëthyer në Afganistan mes forcave qeveritare dhe talibanëve të cilët kanë marrë kontrollin e më shumë se gjysmës së territorit pas largimit të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse.