Kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e Ramës se në vitin 2017 ka pasur një plan të përbashkësht PD-PS për të zhbërë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, të martën, Basha akuzoi Ramën se po përpiqet të përçajë opozitën duke gënjyer.
“Koalicioni ynë, bashkë me LSI do të largojë Ramën dhe do të nisim zbatimin e planit tonë të punës,” u shpreh Basha.
Më herët, Kryeministri Rama deklaroi se bashkë me kreun e PD-së Lulzim Basha kanë pasur në plan të zhbënin Lëvizjen Socialiste për Integrim, por se Basha e tradhëtoi planin.