Basha për sulmet e Ramës: Ai është e shkuara, vëmendja ime janë qytetarët

Nga Exit News
Basha për sulmet e Ramës: Ai është e shkuara, vëmendja ime janë qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha të martën se Rama është e shkuara dhe vëmendja e tij janë vetëm qytetarët, në një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Ramës ndaj PD.

Kryeministri Edi Rama që nga dita e hapjes së fushatës ka sulmuar çdo ditë fushatën e PD dhe Lulzim Bashën.

Fokusi kryesor ka qenë grumbullim i njerëzve në takimet elektorale të PD. Ndërkohë PS ka zgjedhur që të bëjë një fushatë ndryshe, duke grumbulluar më pak njerëz në takime.

Ndërsa PD ka zgjedhur formën me makina për të shmangur grumbullimet.

Por sipas Ramës ata janë duke vendosur jetën e njerëzve në rrezik.

“Më thonë pse si kthen përgjigje kur të shan, kur të sulmon. E dini pse më shan, pse më sulmon? Sepse e di që po vjen ndryshimin. S’ka bërë asgjë këto 8 vite. S’ka një gjë për t’u mburrur. Alternativa e vetme është sharja”, tha Basha të martën në lidhje me sulmet e Ramës.

Pak më herët Rama sulmoi programin ekonomik të PD, duke thënë se taksa e sheshtë e Bashën ndihmon oligarkët dhe jo të varfrit. Ai i kërkoi demokratëve që të mbështesin PD por votën ta japin për PS sepse ajo do aplikoj taksën zero.

Kjo është hera e dytë që PD i përgjigjet Ramës të martën.

Më herët PD tha se “Rama e di qё do tё humbasë, ndaj po përpiqet tё sulmojë takimet”.

PD akuzoi Ramën se po përpiqet të ndalojë takimet elektorale të PD-së:

Të martën Rama dhe PD janë përplasur me sulme e kundërsulme mbi grumbullimet e qytetarëve në takimet elektorale të Bashës në Fier.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>