Basha premton një “qeveri për shqiptarët”

Nga Exit News
Basha premton një “qeveri për shqiptarët”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi të enjten se  qeveria e tij do të jetë “një qeveri për shqiptarët”. Ai akuzoi qeverinë se “nuk bën asgjë për shqiptarët”, gjatë një takimi me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ku u diskutua për pasojat e COVDI-19.

Gjatë diskutimit Basha u ndal edhe tek kriza financiare që ka shkaktuar Covid-19

Basha fajësoi qeverinw se ka keqmenaxhuar pandeminë dhe shtoi se “qeveria dhe kryeministri i kësaj pandemie zhytën familjet shqiptare në borxhe”.

Basha tha se familjet po detyrohen të marrin lekë borxh për te përballuar shpenzimet e kurimit kundër Covid-19.

“Tirana është shndërruar në një spital të madh, çdo familje, çdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në dy muaj  dha 2 milionë euro për inceneratorët.

“Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj”, tha ai.

Kreu i PD premtoi se as 25 prillit Shqipëria do të ketë nivelin më të lartë të testimeve në rajon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>