Basha prezanton programin elektoral të mirëqënies sociale, premton rritje të pensioneve

Nga Exit News
Basha prezanton programin elektoral të mirëqënies sociale, premton rritje të pensioneve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi të hënën programin elektoral të mirëqënies sociale. Basha premtoi se qeveria e tij do të:

Rrisë pensionet 2 herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5 përqind në vit.

Dyfishoj asistencën ekonomike për familjet në nevojë.

Subvencionojë interesat për kredi për 20 mijë familje dhe çifte të reja.

Paguajë 3000 lek në muaj për çdo të porsalindur për pesë vitet e para të jetës.

Gjithashtu në prezantimin e programit folën Grida Duma dhe Kastriot Sulka. Ata theksuan se ky program do të realizohet sepse kanë besim tek kryetari i PD-së Basha.

PD ka rreth 2 javë që prezanton programet elektorale për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, dhe rininë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>