Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të dielën programin për pronat.
Basha tha se ligji për shpronësimin është antikushtetues dhe shtoi se pas 25 prillit PD do të zgjidh të gjitha problemet që ka shkaktuar ky ligj.
Kreu i PD premtoi se nëse vjen në pushtet do ta shfuqizojë këtë ligj.
Disa na pikat e programit janë:
- Patjetërsueshmëria e pronës
- Transparenca në procesin e trajtimit të çështjeve të pronës
- Efiçensa ndaj pronarëve dhe interesit publik
- Shfuqizimi i ligjit aktual për pronat
- Shfuqizimi i akteve nënligjore në fuqi
Basha premtoi se do qeveria e tij do të hartojë një ligj të ri për pronën dhe renditi disa nga prioritet e këtij ligji, te cilat janë:
- Kthimi i pronës
- Kompensimi fizik i pronës
- Pjesëmarrja me obligacione në fondet e investimeve publike me pronarët e shpronësuar
- Garantimi dhe respektimi i titujve të pronësisë
- Garantimi i ekzekutimit të veprimeve përfundimtare të kompensimit të pronës
- Përfshirja në fondet e kompensimit fizike të pronave të konfiskuara për efekt të ligjit anti-mafia përfshirë edhe rastet e kontratave PPP apo koncesioneve korruptive.
Kryetari i PD tha më tej kërkesat e reja që nuk janë paraqitur më parë do të trajtohen në frymën e ligjit të ri. “Pronarët do të shkarkohen nga kostot administrative si dhe tarifat dhe taksat gjyqësore në proceset administrative dhe gjyqësore të cilat do të mbarten nga shteti”, tha Basha.
Më herët PD ka prezantuar programin për Doing Business dhe Anti Korrupsion, programin për të burgosurit politik, programin për bujqësinë, programin për turizmin, për mirëqenien sociale, për arsimin, platformën anti-mafia, për biznesin e vogël, planin ekonomik dhe për shëndetësinë.