Bashkëpunim dhe mirëkuptim në mbledhjen e Këshillit te Sigurimit

Nga Exit News
Bashkëpunim dhe mirëkuptim në mbledhjen e Këshillit te Sigurimit

Këshilli i Sigurisë u mblodh sërish sot. Në këtë mbledhje morrën pjesë anëtarët e Këshillit, Kryeministri Rama, Presidenti Meta.

Me ftësë të Presidentit ka marrë pjesë, për të dytë herë edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ndonëse ai nuk është anëtarë i Këshillit të Sigurisë.

Kjo është hera e dytë në pak javë që Presidenti Meta thërret Këshillin, i cili është një organ këshillues i Presidentit dhe nuk ka asnjë kompetencë vendim-marrëse.

Në mbledhjen e radhës u diskutua për situatën e koronaviruit në përgjithësi, për masat ekonomike, zhvillimin e procesit arsimor, si dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Penal.

Kryeministri Rama ka vlerësuar frymën e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit në këtë mbledhjen. Ai shprehu sërish dëshirën se ky komunikim pozitiv në mbledhjet me dyer të mbyllura të vazhdojë edhe në komunikimin public mes politikanëve

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”, tha Kryeministri.

Edhe Presidenti Meta lëvdoi frymën e bashkëpunimin në mbledhje duke thënë se “sa më efikas të jetë ky bashkëpunim, aq më shpejt do t’i rikthehemi normalitetit dhe jetës plot gjallëri”.

Gjithashtu edhe Zoti Basha tha se i ka kërkuar qeverisë të rrisë numrin e testimeve dhe të mbështesë familjet në nevojë. Ai tha se “energjitë e qeverise duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën, dhe jo për sulme politike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>