
Bashkimi Evropian do të japë 40 milionë euro për rindërtimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vend të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.
Lajmi e dha Ambasadori Luigi Soreca në aktivitetin e organizuar nga qeveria për Ditën Ndërkombëtare të Kulturës, dhe nisjes së projektit të BE-së për rindërtimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nentorit.
Këto para do të menaxhohen nga UNOPS, zyra e Kombeve të Bashkuara për zbatimin dhe tenderimin të projekteve, për 4 vitet e ardhshme.