Delegacioni i BE-së në Tiranë pohoi se qeveria shqiptare duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik.
Në përgjigje të pyetjeve të Exit News, Degacioni i BE-së në Tiranë deklaroi se nuk komentojnë procedurat ligjore individuale, por se Shqipëria duhet të këtë në vemendje se është nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951.
“Ne presim që Shqipëria t’i qëndrojë parimeve të procesit gjyqësor dhe detyrimeve ndërkombëtare, të theksuara në Konventën e Gjenevës për Refugjatët të vitit 1951,” pohoi një zëdhënës i Delegacionit për Exit News.
Konventa, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, përkufizon termat “refugjat” dhe “azil” dhe detajon detyrimet ligjore për t’i mbrojtur ato. Ndër konceptet thelbësore të saj është ndalimi i dëbimit, i cili specifikon se një person nuk duhet të kthehet në një vend ku i kërcënohet seriozisht jeta dhe liria. Konventa qëndron në hierarki më lartë se ligjet e një vendi dhe është e detyrueshme për shtetin.
Konventa përcakton se:
“Refugjatët nuk duhet të penalizohen për hyrjen ose qëndrimin e tyre të paligjshëm. Kjo mban parasysh se kërkimi i azilit mund të kërkojë që refugjatët të kryejnë shkelje penale apo të ligjin të imigracionit përgjatë kërkesësë për azil, ose të mbahen të ndaluar vetëm në bazë të kërkesës së tyre për azil.”
Gjithashtu, Konventa parashikon masa mbrojtëse kundër dëbimit të personave të tillë, duke theksuar se askush nuk duhet të dëbohet ose kthehet në një vend “kundër vullnetit të tij ose të saj, në çfarëdo mënyre, në një territor ku ai ose ajo kërcënohet për jetën ose lirinë.”
Shtetasi turk Harun Çelik u dënua me 5 muaj burg për hyrjen në Shqipëri me dokumenta false dhe pasi kreu dënimin u dëbua nga vendi. Avokati i tij shprehet se shtetasi turk ka kërkuar azil, por kërkesa e tij u refuzua. Atij nuk iu dha mundësia të apelonte vendimin e refuzimit në gjykatën administrative.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Çeliku u përpoq të kërkonte azil me gojë, por kjo nuk është në përputhje me ligjin. Kjo nuk është e vërtetë, pasi Neni 3/b i Ligjit 121/2014 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” përcakton se kërkesa për azil mund të bëhet në çfarëdo mënyre – me gojë ose me shkrim.
“b) “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar.”
Dëbimi i Çelikut është kritikuar nga disa eurodeputetë dhe nga Këshilli i Evropës.