Qeveria e Kosovës ka bërë publik delegacionin e Kosovës që do të udhëtojë për takimin e 4 shtatorit në Uashington.
Në ekipin e kryeministrit Hoti do të jetë edhe nga një përfaqësues nga partnerët e koalicionit, AAK e Nisma, dhe një nga LDK-ja, por aty s’do të jetë askush nga opozita, raporton Koha.net.
“Ekipi që do të udhëtojë në Uashington përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti, koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, zv.kryeministri Driton Selmanaj, zv.kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Arban Abrashi, dhe shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi”, Këshilltari politik i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri për Koha.net.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky delegacion nuk ka legjitimitet.
Në takimin mes delegacionit së Kosovës dhe Serbisë mund të marrë pjesë dhe presidenti Trump.
Takimi i 2 shtatorit u njoftua në 14 gusht nga i Dërguar i Posaçëm i SHBA-ve Richard Grenell. Të dy palët, si Kosova ashtu dhe Serbia kanë deklaruar se do të shkojnë në takim.