Berisha për takimin Serbi – Kosovë në Washington: Kosova, e papërfaqësuar

Nga Exit News
Berisha për takimin Serbi – Kosovë në Washington: Kosova, e papërfaqësuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e mbështet tryezën e organizuar nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së Richard Grennell në 27 qershor në Washington mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ky takim ka krijuar diskutime mes SHBA-së dhe BE-së pasi kjo e fundit nuk është konsultuar dhe as nuk është ftuar në takim.

“Nga marsi i 2011 dhe deri në 2013 u firmosën me dhjetëra marrëveshje. Midis tyre ka marrëveshje ku Serbia ka firmosur dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ato marrëveshje Brukseli nuk qe i aftë ti impononte dhe ra viktimë e Vuçiçit dhe Hashim Thaçit.” – tha Berisha.

Por sipas Berishës në këtë dialog Kosova nuk është e përfaqësuar, pasi Thaçi mbron interesat e tij dhe jo ato të Kosovës.

“Si erdhi te rruga e territoreve? Erdhi sepse ishte argati. E kapi Vuçiç me dosje. Dueli Vuçiç-Thaçi përfaqësojnë palën serbe që të dy.” – tha Berisha në Syri TV.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>