Bërnabiq: Bisedime korrekte dhe pa provokime me Kurtin

Nga Exit News
Bërnabiq: Bisedime korrekte dhe pa provokime me Kurtin

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq u shpreh se nuk ka takuar direkt kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në darkën informale të mbajtur në Bruksel më 18 maj.

“Nuk kemi pas ndonjë bisedë direkte dhe nuk kemi shkëmbyer ndonjë fjalë, porse morën pjesë bashkë dhe atmosfera ishte korrekte dhe nuk kishte provokime”,  ka thënë ajo, sipas Koha.net.

Bërnabiq gjithashtu ka folur për dokumentet e publikuara ‘Non paper’.

“Gjatë mbrëmjes gjithashtu është përmendur edhe temat si ajo për ‘Non paper” por që nuk kemi hyrë në detaje, pra është përmendur vetëm si çështje e cila mund të ndikojë në situatën dhe stabilitetin në rajon” ka thënë Bërnabiq.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>