Borrel paralajmëron për marrëdhënie të vështira me Rusinë

Nga Exit News
Borrel paralajmëron për marrëdhënie të vështira me Rusinë

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë i BE, Josep Borrell deklaroi të mërkurën se BE-ja duhet të përgatitet për përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë.

Tensionet mes perëndimit dhe Moskës arritën kulmin javët e shkuara me rritjen e pranisë ushtarake të Rusisë në Ukrahinën Lindore.

Ato ishin tashmë të nderura për shkak të burgosjes së opozitarit rus, Aleksei Navalny dhe disa skandaleve të spiunimit.

Edhe njëher, marrëdhëniet tona me Rusinë janë në një pikë të ulët.Le të jetë e qartë se ne nuk duam të ushqejmë një dinamikë të përshkallëzimit,” u shpreh Borrell para Parlamentit Europian.

Gjithsesi, BE nuk duhet të pranojë taktika frikësuese tha Borrel.

Unë mendoj se duhet të jemi të përgatitur për një periudhë të gjatë, të vështirë në marrëdhëniet tona me Rusinë“, paralajmëroi ai.

Marrëdhëniet me Rusinë u qetësuan disi kur kjo e fundit tërhoqi trupat javën e kaluar.

Borrel u shpreh se Rusia nuk ka treguar gatishmëri për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë të tillë që të konfirmojë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

Për Bashkimin Evropian, një Ukrainë e pavarur dhe e prosperuar është një element i domosdoshëm i stabilitetit dhe sigurisë Evropiane dhe kjo është arsyeja pse ne e inkurajojmë Ukrainën të vazhdojë ritmin e reformave,” deklaroi ai.

Rusia pati gjtihashtu përplasje me Republikën Ceke, e cila e akuzon se ka gisht në shpërthimin e një depo municionesh në 2014.

Praga dëboi disa diplomatë rusë, duke nxitur hakmarrjen e Moskës me dëbimin e diplomatëve çekë.

Mbi këtë çështje, kryediplomati europian tha se akti ishte njësoj i rëndë, megjithse kishte ndodhur 8 vjet më parë.

Kjo nuk ka të bëjë me inteligjencën ushtarake: kjo ka të bëjë me një vepër të rëndë penale që bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Rusisë,” tha Borrel.

Ai shtoi se një sjellje e tillë nuk mund të pranohet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>