Ish drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera tha të martën se ONM do të mbështesë Shqipërinë “në ndërtimin e shtetit të së drejtës”. Ajo shprehu “urimet më të mira” për Arian Dvoranin, ish kreun e Këshillit të Emërtimeve në Drejtësi.
Reagimi i saj erdhi pas vlerësimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Dvoranin.
“Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë të forcojë shtetin e së drejtës, të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë baza të begata për zhvillimin ekonomik”, tha Calavera të martën në rrjetet sociale.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një deklaratë për shtyp, ka falenderuar 12 drejtues të institucioneve të drejtësisë në botë, mes tyre edhe Ardian Dvoranin, ish-kreun e Këshillit të Emërtimeve në Drejtësi.
Sekretari i Shtetit, Amerikan Anthony J. Blinken, në deklaratën për shtyp i ka cilësuar ata si kampionë në luftën ndaj korrupsionit.
Historiku i Dovarnit
Dvorani u falenderua nga DASH edhe si një ndër ekspertët e hartimit të reformës në drejtë. “Kontributi i tij ka sjellë mbrojtjen kushtetuese për institucionet e reja të antikorrupsionit në Shqipëri, SPAK”, shkruhet në deklaratën e DASH.
Ardian Dvoranit u sulmua nga Presidenti Ilir Meta, vitet e fundit për shkak të disa vendimeve të tij në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.
Në fillim të vitit të shkuar ai shkaktoi përplasje mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Përplasja erdhi për shkak të vendimit të Dvoranit për të dërguar tek Presidenti, dy lista kandidatësh njëherazi, edhe pse, sipas Kushtetutës, kreu i shtetit mund të emërojë gjyqtarët vetëm me rradhë njëri pas tjetrit.
Në korrik 2019, Dvorani pretendoi se KED mund të miratonte anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa e kaluar vetingun, duke shkelur parimin themelor të Reformës në Drejtësi. Ky vendim u justifikua në bazë të opinioneve eksperte të EURALIUS dhe OPDAT.
Të dyja këto vendime të KED, kryesuar nga Ardian Dvorani, u hodhën poshtë nga opinioni i Komisionit të Venecias. Komisioni jo vetëm u shpreh se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë kaluar vetingun, por theksoi se renditja e kandidatëve nga ana e KED ishte e dyshimtë përsa kohë ajo vetë përbëhej nga anëtar të pavetuar.
Në qershor 2020, Këshillit i Lartë Gjyqësor vendosi për ndërprerjen e mandatit të Dvorani si gjyqëtar i Gjykatës së Lartë.
Pavarësisht kundërshtive të Dvoranit, sipas Kushtetutës dhe ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përfundimi i mandatit si gjyqtar i Gjykatës së Lartë e largoi atë edhe nga anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Rama u shpreh se deklarat e DASH është përgjigjia më e mirë për kritikuesit e Dvoranit.