Dënimi i Shqipërisë për shkeljen e karatinës është më i ashpri në botë

Nga Exit News
Dënimi i Shqipërisë për shkeljen e karatinës është më i ashpri në botë

Qeveria propozoi sot dënime me gjobë dhe dënime me burg nga 6 muaj deri në 15 vjet, për personat që shkelin karantinimin duke u bërë kështu një nga shtetet me dënimet më të larta në botë.

Exit shqyrtoi disa nga legjislacionet penale në botë për dënimet në rastet e shkeljes së karantinës. Kryesisht ato variojnë nga gjobë deri në shtatë vjet burg.

Italia bën përjashtim, nga vendet e tjera sepse parashikon dënim deri në 21 vite vetëm për personat, që e dinë që janë të infektuar dhe e thyejnë karatinimin.

Kodi penal kinez parashikon se çdokush që thyen masat e marra për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe rrezikon të infektojë qytetarë të tjerë dënohet jo më shumë se tre vjet burg. Nëse shkakton pasoja të rënda përfshirë vdekjen e personave të tjerë dënohet nga tre deri në shtatë vjet burg.

Qeveria në Korenë e Jugut ndryshoi Kodin Penal në fillim të prillit, ku personat të cilët shkelin vetëkarantimit dënohen me gjobë deri në 8100 dollarë dhe deri me një vit burg.

Dënimin me një vit burg e kanë dhe disa shtete në SHBA, si Teksasi, Karolina e Jugut, New Hampshire dhe Mississippi. Ndërkohë shtetet e tjera parashikojnë gjoba deri në 10 mijë dollarë, për ata që shkelin karantinën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>