Drejtori i Përgjithshëm i Patagonia: Hidrocentralet nuk janë zhvillim i qëndrueshëm, qeveria shqiptare duhet të ndalë gjymtimin e lumenjve

Nga Alice Taylor
Drejtori i Përgjithshëm i Patagonia: Hidrocentralet nuk janë zhvillim i qëndrueshëm, qeveria shqiptare duhet të ndalë gjymtimin e lumenjve

Hidrocentralet nuk mbrojnë natyrën, nuk janë të qëndrueshme, dhe po ndikojnë më zhdukjen e disa llojeve të rralla bimësh dhe kafshësh.

Ata po zhvendosin popullata nga zonat përqark, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Kështu u shpreh Ryan Gellert, drejtor i përgjithshëm i Patagonia-s, në një intervistë ekskluzive për Exit, në kuadër të fushatës për shpëtimin e lumit Vjosa në Shqipëri.

Hidrocentrali është e vetmja energji e rinovueshme që po ndikon në zhdukjen e specieve të rralla, po zhvendos njerëz dhe po ndikon në ndryshimin e klimës. Nuk është energji e rinovueshme, kjo është një nocion i vjetëruar. Shqipëria duhet të kërkojë energjinë e duhur të rinovueshme…, ” tha ai.

Gellert, i cili ka punuar për “kompaninë aktiviste” që nga viti 2014 shtoi se nuk ekziston koncepti “hidrocentrali i gjelbër” dhe i qëndrueshëm dhe se “anët negative i tejkalojnë përfitimet, 100%“.

Hidrocentrali ishte premtues disa breza më parë, por ne kemi kuptuar koston e tij të vërtetë. Dielli dhe era janë mundësitë më interesante që kemi tani. Ato mund të instalohen, shfrytëzohen, hiqen dhe zëvendësohen me mundësi më të vogla ndikimi në mjedis, në ndryshim nga energjia ujore “, shtoi ai.

Gellert shpjegoi se kostoja financiare, ekonomike dhe mjedisore e ndërtimit të HEC-eve është tepër e lartë dhe pasi kanë përfunduar qëllimin e tyre, kompanitë rrallë herë i çmontojnë, pasi është e kushtueshme.

Kështu, ato vazhdojnë ndikimin e tyre shkatërrues në mjedis.

Në veçanti, HEC-et e vegjël si ato të planifikuara në lumin Valbona në veri të Shqipërisë janë shqetësim serioz.

HEC-et e vegjël kanë një ndikim shkatërrues në mjedis. Krijojnë shumë pak energji, por dëme masive. Ato i thajnë shtratet e lumenjve nga uji dhe janë tepër të dëmshëm për mjedisin,” shpjegoi Gellert.

Gellert shpjegon se Vjosa është me të vërtetë një sistem ekologjik dhe lumor unik, që duhet ruajtur.

Unë kam udhëtuar gjerësisht nëpër Evropë dhe pjesën tjetër të botës në çdo lloj peizazhi malor dhe natyror. Kam vizituar Vjosën dhe  kam zbritur poshtë dhe mund të them se është një nga vendet më të bukura që kam vizituar ndonjëherë. Ajo që ka populli shqiptar te Vjosa është unike, si në Evropë dhe në botë “.

Ai që rrezikohet, shtoi ai, është lumi i fundit i egër i Evropës, duke u shtrirë rreth 272 km nga Greqia në Adriatik.

Gellert shpjegoi se lumi është shtëpi e më shumë se 1100 specieve, përfshirë rreth 140 që janë të mbrojtura me ligj.

Për më tepër, rreth 40 prej tyre janë specie të kërcënuara dhe të përcaktuara si të tilla ndërkombëtarisht dhe ngelet akoma shumë për të eksploruar.

Por nuk është vetëm flora dhe fauna që janë nën kërcënim.

Jeta e këtyre njerëzve dhe kulturat e komuniteteve të tyre – kjo është ajo që vihet në rrezik nëse bëjmë lëvizje të gabuara.”

Në 2016, qeveria shqiptare shkeli rregullat e BE kur dha një kontratë për ndërtimin e HEC-it në lumin Poçem.

Një hetim nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë zbuloi se procedurat administrative të ndjekura për projektin, nuk ishin në përputhje me direktivat e BE-së.

LEXO  GJEDNJ përgjigjet: veprimi i Bibës “i papërshtatshëm”, Rama gënjeu Kuvendin

Qeveria shqiptare nuk arriti të përgjigjet.

Në prill, 2017  fitues të tenderit për hidrocentralin e Poçemit u shpallën dy kompani turke, pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste.

Çdo gjë rreth projektit u bë në mënyrë jotransparente dhe arbitrare nga qeveria, siç ka shpjeguar Exit.al këtu dhe këtu.

Në vitin 2016, tre organizatat mjedisore EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur dhe 38 qytetarë aktivistë paditën qeverinë për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë në Gjykatën Administrative.

Komisioni Europian ka shprehur vazhdimisht kundërshtinë e tij për ndërtimin e hidrocentraleve.

PE-ja miratoi në prill të 2016, një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën flitet, ndër të tjera dhe për shkatërrimin e parqeve kombëtare nga hidrocentralet.

Në shtator 2020, Kryeministri Edi Rama shkroi se HEC-et në Vjosë nuk do të ndërtoheshin.

Tre muaj më vonë, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga ai, miratoi kufijtë e rinj të zonave të mbrojtura.

Vendimi i hapi rrugën ndërtimit të HEC-eve në Poçem dhe Kalivaç, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi janë në proces gjyqësor.

Gellert kapi rastin të adresojë çështjen e ‘sinjaleve të përziera’ nga autoritetet shqiptare.

Nuk kemi qenë në gjendje të marrim asnjë sinjal të shëndoshë [nga qeveria], që më siguron se po shkojmë në të njëjtin drejtim. Shkatërrimi i lumenjve të egër ballkanikë duhet të ndalet. Jemi në një pikë ku duhet të mendojmë se si të jetojmë në harmoni me natyrën. Çfarë mundësie e jashtëzakonshme për Shqipërinë të japë një shembull të qartë” tha ai.

Mesazhi i tij për qeverinë ishte të dëgjojë njerëzit dhe të bëjë diçka vërtet frymëzuese.

Tani është koha për të dëgjuar atë që thonë sondazhet – 94% e shqiptarëve janë në favor të Parkut Kombëtar Vjosa. Bëj një hap para, nënshkruaj premtimin dhe jepi mbështetjen tënde.Do të bëni diçka që nuk është bërë kurrë më parë, ‘ u shpreh Gellert.

Në këtë mënyrë udhëhiqni të gjithë Evropën dhe rajonin për të krijuar Parkun Kombëtar të lumit të parë të Evropës që rrjedh i lirë“shtoi ai.

Për popullin shqiptar, mesazhi i Gellert ishte i qartë. Me ardhjen e zgjedhjeve për një muaj, ai u kërkoi atyre të ushtronin presion me fuqinë e tyre të votimit.

Ju mund të luani një rol kritik në ruajtjen e një thesari unik kombëtar. Nuk ka nevojë të protestoni para zyrës së Ramës – ndani filmin Vjosa Forever, pyesni kandidatët tuaj nëse mbështesin caktimin e Vjosës si Park Kombëtar, ushtroni presion duke përdorur votën tuaj,” iu lut ai.

Vendimi i KKT ka rikthyer protestat mbi fatin e Vjosës dhe kërkesave për shpallje të lumit Park Kombëtar.

Dhjetë fitues të çmimit “Right Livehood Award” iu drejtuan me letër të hapur Bashkimit Europian me një kërkesë të tillë.

Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta, si dhe Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti kanë bërë të njejten thirrje.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huaja.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme