Dy padi për Ardi Veliun

Dy padi për Ardi Veliun

Familja e djalit 15 vjeçar të dhunuar fizikisht nga 4 policë në parkun e Liqenit, më 16 maj, do të padisë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Avokati i familjes, Lavdosh Shehu tha në emisionin “Open” , të gazetares Eni Vasili tha se  “ndaj Ardi Veliut do të ngrihen dy padi. Njëra për shpifje dhe tjetra për përdorimin e të dhënave personale.”

“Videoja e nënës së 15-vjeçarit që Ardi Veliu publikoi është një video personale e publikuar vetë nga zonja në rrjetet e saj sociale. Kjo video është përdorur në Këshillin e Sigurimit”- tha zoti Shehu në Open.

Ndërsa, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ftuar në Open të gazetares Eni Vasili “Dritëhijet e policisë” tha se polici ka shkeluar ligjet pasi është rreptësisht e ndaluar të përdore dhuna nga policia.

“Ka një shkejle të ligjit nga ana e punonjsve të policisë. Në ligjin e policisë së shtetit thuhet që polici mund të përdorë forcën vetëm kur çdo mjet tjetër ka rezultuar i pasuksesshëm. Në rastin e dhunës së 15-vjeçarit kemi dhunë dhe jo forcë. Kjo duhet dënuar. Duhen dënuar edhe punonjësit që nuk reagojnë ndaj dhunës që ushtron kolegu i tyre” – tha në emisionin Open, zonja Ballanca.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>