
Kryeministri Rama dënoi plagosjen e sekretarit të zyrës së PD ne Kavajë. Ai kërkoi dënimin e autorit të ngjarjes.
Në Twitter, Rama i bëri thirrje kryetari të PD, Lulzim Basha, të bashkohet për zbulimin e ngjarjes, pa e politiziuar:
“Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama.