Edi Rama: Nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me LSI, Ilir Meta ka degraduar

Nga Exit News
Edi Rama: Nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me LSI, Ilir Meta ka degraduar

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me LSI.

Ai tha kjo sepse “Ilir Meta ka rrjedhur”.

“Është pyetje që nuk ma kanë bërë shpesh. Është e vërtet që kemi bashkëpunuar me LSI. Nuk kam asnjë pishman. Falë atij bashkëpunimi janë bërë punë të mira. Koha ka rrjedhur dhe bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta. Sot LSI është thjesht mekanizmi vet i brendshëm, kap ca të kapësh, merr peng kë të mundësh. Është e papërdorshme për qëllime të mira. Bashkë me kohën ka rrjedhur shumë edhe Ilir Meta. LSI ka degraduar në mënyrë pakshim”, tha Rama.

Rama tha se nuk ka asnjë mundësi që të bashkohet sërish me Metën. Ai tha se ndjen keqardhje për Metën se e sheh të degraduar dhe të dehur.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku përsëriti edhe njëherë ftesën ndaj Bashës, për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve. Ai tha se ky bashkëpunim do të jetë në emër të atyre që ai i quan “punë të mira pë vendin”.

“Jam i gatshëm të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi të ngushtë me opozitën që do të dalë nga zgjedhjet, edhe me Bashën, në funksion të krijimit të një fuqie të madhe në funksion të vendit. Një energjie që spostohet nga konsumi i përçarjes tek fokusi i çështjeve. Kjo kërkon karakter. Karakteri nuk blihet dhe nuk krijohet”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>