Eduard Halimi ish ministër i Drejtësisë, do të koordinojë fushatën së bashku me 12 drejtuesit politik të PD në qarqe. Ai deklaroi se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhje.
Drejtuesit e politik të PD-së në qarqe janë:
- Edmond Spaho, drejtues i Korçës;
- Mark Marku, drejtues i Lezhës;
- Edi Paloka, drejtues i Durrësit;
- Gazment Bardhi, drejtues i Elbasanit;
- Enkelejd Alibeaj, drejtues i Fierit;
- Helidon Bushati, drejtues i Shkodrës;
- Bujar Leskaj, drejtues i Vlorës;
- Xhelal Mziu, drejtues i Dibrës;
- Tomor Alizoti, drejtuesi Beratit;
- Flamur Hoxha, drejtues i Kukësit;
- Tritan Shehu, drejtues i Gjirokastrës;
- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma,Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë drejtues politik në Tiranë.
PD ka prezantuar programin për Doing Business dhe Anti Korrupsion, programin për të burgosurit politik, programin për bujqësinë, programin për turizmin, për mirëqenien sociale, për arsimin, platformën anti-mafia, për biznesin e vogël, planin ekonomik, programin për shëndetësinë dhe për ligjin për pronën.