Enver Hoxhaj: Nuk ka konsensus për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente

Nga Exit News
Enver Hoxhaj: Nuk ka konsensus për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj tha të mërkurën se nuk ka pasur konsensus në mbledhjen e Kryesisë për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Hoxhaj tha se çështja do të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë.

 “Sot kem një mbledhje të rregullt të Këshillit Drejtues, agjendë e takimit tonë është bisedimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për ata si ne si PDK do të duhet të dalim me një platformë të re para qytetarit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe si do të sillemi si opozitë. PDK-ja do të jetë një opozitë e fortë ndaj Qeverisë së ardhshme, e cila pritet të formohet javën e ardhshme”, tha Hoxhaj.

Lëvizja Vetëvendosje ftoi një javë më parë partitë e tjera politike në Kosovë për të diskutuar mbi çështjen e presidentit.

Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente.

LVV ka dalë fituese nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ku fitoi 58 deputetë. Vjosa Osmani kandidate për presidente në LVV u bashkua me këtë forcë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Më parë ajo ishte pjesë e LDK. Në zgjedhje Osmani ishte deputetja më e votuar me mbi 300 mijë vota. Osmani mori postin e presidentes në detyrë pas dorëheqjen së Hashim Thaçit.

Vetëvendosjes i duhen të paktën 80 deputetë që të zgjedh presidentin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>