Eurkomisioneri Varhelyi i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë

Nga Exit News
Eurkomisioneri Varhelyi i kërkon Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe normalizim e marrëdhenieve mes dy vendeve.

Në një letër urimi për Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit, Varhelyi i ka kujtuar atij se qytetarët e Kosovës i kanë dhenë mandatin për të bërë reforma në zbatim të ligjit e për zhvillim socio-ekonomik dhe për një ekonomi më të pastër.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj kërkon po ashtu vazhdim të shpejtë të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të raporteve me Serbinë. Kjo është thelbësore për rrugën evropiane të Kosovës dhe të Serbisë dhe për përmirësim të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Varhelyi në letër.

“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”, shtoi Varhelyi.

Kurti ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>