
Ambasadori i BE, Luigi Soreca, bëri me dije se të mërkurën e ardhshme pritet në vend vizita e Komisionerit për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.
Soreca ndau në rrjetin Twitter njoftimin fillestar të vetë Eurokomisionerit, duke shtuar se njëkohësisht do të mbërrijnë në Shqipëri edhe furnizimi i parë i vaksinave të financuara nga BE.
” Ky ofrim konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të BE për të ofruar mbështetje, siç ka bërë që nga shpërthimi i pandemisë,” shkruan ai.
Ndërkohë Komisioneri Varhelyi ka përmendur shpërndarjen e 651,000 doza të vaksinave Pfizer/BioNTech në Ballkanin Perëndimor “nga maji deri në gusht për të rritur fushatat e vaksinimit.”