Gjermania do të shpenzojë 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës anti-Covid-19

Nga Exit News
Gjermania do të shpenzojë 750 milionë euro për gjetjen e vaksinës anti-Covid-19

Qeveria gjermane do të shpenzojë 750 milionë euro për kërkimet shkencore për gjetjen dhe më pas shpërndarjen e një vaksine kundër Covid-19.

Lajmin e njoftoi Ministrja e Kërkimit Anja Karliczek.

Rreth 500 milionë euro do të shkojnë drejt zgjerimit të kapaciteteve për krijimin dhe testimin e vaksinës, dhe pjesa tjetër e parave do të jetë për zhvillimin e kapacitetit prodhues.

“Sapo të zbulohet dhe aprovohet një vaksinë, prodhimi duhet të fillojë sa më shpejt, në një shkallë të gjerë si në Gjermani ashtu edhe në mbarë botën,” tha Karliczek.

Një ndër qëllimet kryesore të programit të ri të financimit është të lejojë që testimet klinike të nisin me një numër më të madh pjesëmarrësish që nga fillimi. Personeli mjekësor ose punëtorët e tjerë thelbësorë mund të përfshihen në testime në baza vullnetare, tha Karliczek.

Gjermania është një nga një shtetet që po shpenzon më shumë për gjetjen e një vaksine kundër Covid-19. Sipas Shoqatës Gjermane të Kompanive Farmaceutike, aktualisht në botë janë po punohet në 121 programe kërkimore për gjetjen e një vaksine.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>