Gjykata e Tiranës ka vendosur të premten arrest me burg për policin e akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Polici Nevaldo Hajdëraj akuzohet për vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Klodian Rasha, 25 vjeç u vra me armë zjarri nga polici i njësisë “Shqiponja” në orët e para të 8 dhjetorit.
Prej dy ditësh qytetarët kanë protestuar në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë në shenjë revolte ndaj vrasjes ende të pasqaruar të Klodian Rashës.
Për këtë ngjarje dha dorëheqjen të enjten ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj.