Greva e përgjithshme në Greqi paralizon shërbimet

Greva e përgjithshme në Greqi paralizon shërbimet

Punëtorët grekë të sektorit publik dhe privat kanë nisur sot grevën kundër masave të reja shtrënguese që parlamenti po diskuton për të marrë.

Aktualisht shumica e shërbimeve janë paralizuar. Spitalet po funksionojnë vetëm me stafin e emergjencës, ndërsa transporti publik është ndërprerë totalisht. Kontrolluesit e trafikut ajror do të ndërpresin për katër orë punën duke shkaktuar anulim të shumë fluturimeve.

Sindikatat e punëtorëve thanë se po protestojnë kundër masave të reja shtrënguese që Evropa i ka urdhëruar Greqisë. Disa nga masat përfshijnë uljen e pensioneve dhe rritjen e taksave. Qeveria greke ra dakord për reformat si pjesë e marrëveshjes me kreditorët ndërkombëtar që në këmbim do t’i japin Greqisë fonde nga kësti i ardhshëm i “shpëtimit”.

Reformat do të votohen në parlament ditën e enjte.

Qeveria e Kryeministrit Tsipras që erdhi në pushtet në 2015-ën me premtimin për të mos ju “bindur” Evropës dhe masave të saj shtrënguese, po përballet me akuza të forta nga sindikatat dhe opozita.

Greqia është aktualisht në “fondin e tretë ndërkombëtar të shpëtimit” që pritet të përfundojnë në mesin e vitit 2018. Ajo ka qenë e varur nga kreditë e shpëtimit, kryesisht nga vendet e tjera evropiane dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që prej vitit 2010 kur u lëvrua dhe kredia e parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>