Isa Mustafa: LDK nuk pranon koalicion me asnjë parti

Nga Exit News
Isa Mustafa: LDK nuk pranon koalicion me asnjë parti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se LDK nuk do të pranojë koalicion me asnjë parti.

Ai tha se në mbledhjen e kryesisë që u mbajt tëe shtunën në 10:00 u diskutua lidhur me përgatitjet për zgjedhje.

 “Po bëjmë përpjekje që të kemi emrin në fillim të javës së tjetër. Kishim diskutime për përgatitje për zgjedhje, për kriteret për kandidatët që do të marrim edhe nga degët dhe nga opinioni i qytetarëve. Jemi në përgatitje, do të punojmë sot e nesër e të hënën që të dalim sa më shpejt me emrin e kandidatit”, tha ai. 

Po ashtu edhe Mustafa tha se nuk kanë diskutuar për emra për kandidatin për kryeministër.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha të shtunën se pas 2 ose 3 ditësh do të bëjnë publik emrin e kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi të shtunën kryesinë rreth orës 10:00.

Në  mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>