Rregullatori i ilaçeve italiane tha të shtunën se ka miratuar përdorimin e vaksinës COVID-19 të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit.
Vendimi vjen një ditë pas miratimit të kësaj vaksine nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Italia rekomandoi përdorim e vaksinës për personat mbi 18 vjeç deri në 55 vjeç, raporton Retuers.
“Ardhja e një vaksine të tretë është një kontribut i rëndësishëm në fushatën e vazhdueshme të vaksinimit,” tha Drejtori i Përgjithshëm i AIFA Nicola Magrini.
AstraZeneca është vaksina e tretë që miratohet për t’u përdorur në BE.
Vaksina e AstraZeneca rezultoi të kishte 60% efikasitet, tha Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.
Vaksina AstraZeneca merret përmes dy injeksioneve të ndara në 4 deri në 12 javë.
Britania ka përdorur vaksinën AstraZeneca prej disa javësh.
Zyrtarët e shëndetit publik thonë se ajo është e sigurt dhe siguron “nivele të larta mbrojtjeje”, raporton BBC.
BE dhe AstraZeneca kanë pasur debate gjatë ditëve të fundit, kjo pasi kompania dekalroi se nuk ka mjaftueshëm vaksina nga sa kishte deklaruar më parë.
Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.