Koronavirusi është përhapur tashmë dhe në jug të Italisë, përtej epiqendrës së saj origjinale në veri, ndërsa numri i vdekjeve shkoi në 11 dhe numri i personave të prekur arriti në 320.
Katër persona humbën jetën në orët e fundit, në dy rajone – dy burra dhe dy gra, më e reja prej të cilave ishte 76 vjeç. Të 11 personat që kanë humbur jetën ishin të moshuar dhe vuanin nga sëmundje të tjera.
Një turist nga Lombardia, zona me rastet më të shumta, u diagnostikua me koronavirus gjatë pushimeve në Siçili, dhe rajonet e Toscanaa dhe Ligurias raportuan rastet e tyre të para.
Italianët ose njerëzit që kishin vizituar kohët e fundit veriun e vendit rezultuan të prekur në Spanjë, Austri, Zvicër, Kroaci duke treguar se sa larg dhe shpejt mund të përhapet koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 322 nga 229 të hënën, me shumicën dërrmuese të të prekurve në zonët e Lombardisë dhe Venetos, centrali ekonomik i vendit që përfshin kryeqytetin financiar Milano dhe pikën turistike Venecia.
Ministri Italian i Shëndetësisë Roberto Speranza njoftoi se pavarësisht koronavirusit, kufijtë nuk do të mbyllen:
“Ne ramë dakord të mbajmë kufijtë e hapur, mbyllja e kufijve do të ishte një masë disproporcionale dhe joefektive në këtë kohë.”
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit, e cila dërgoi një mision vëzhgues në Romë, vlerësoi përpjekjet e Italisë për të ndalur shpërhapjen.
“Masat e marra nga qeveria italiane ose qeveritë rajonale kanë qenë goxha të forta dhe ka shumë të ngjarë të ndihmojnë për ta përmirësuar situatën,” tha zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier në Gjenevë.
Ndërsa ekonomistët paralajmëruan se shpërthimi i koronavirusit në Itali do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonomi.
Ndërkohë kryeministri Conte vlerësoi shërbimin shëndetësor të Italisë si “ndër më të efektshmit dhe më rigorozët në botë” dhe nxiti turistët e huaj që të vazhdojnë të vizitojnë.
“Italia është një vend i sigurt për udhëtime dhe për turizëm, ndoshta më i sigurt se shumë të tjerë,” u tha ai gazetarëve.
Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusi. Këtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.
Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.