Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) miratoi të martën kandidaturën e Marsida Xhaferllarit për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe për një vend në Gjykatën Kushtetuese, duke mbyllur kështu procesin e vlerësimit të kandidaturave për të dy institucionet.
Në përfundim të procesit të vlerësimit, kandidaturat e kualifikuara janë:
Për Gjykatën Kushtetuese
1-Arta Vorpsi
2-Besnik Muçi
3-Elsa Toska
4-Fiona Papajorgji
5-Marsida Xhaferrllari
6-Regleta Panajoti
Për Inspektorin e Lartë
1-Artur Malaj
3-Eris Hysi
4-Marsida Xhaferllari
Siç Exit.al ka shpjeguar më parë, bazuar në Kushtetutë, KED duhet të rihapë thirrjen për kandidatë të rinj për ILD-në pasi në garë duhet të jenë të paktën 5 kandidatë. Kjo do të shtyjë edhe më shumë ngritjen e ILD-së, e cila sipas kushtetutës duhet të ishte formuar që në mars 2017.
Po ashtu pasja e vetëm 6 kandidatëve për 8 vende në Gjykatën Kushtetuese, përbën rrezik se kuorumi i nevojshëm për seanca plenare të Gjykatës Kushtetuese prej 6 gjyqtarësh mund të mos plotësohet.