KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Nga Exit News
KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) pezulloi nga detyra gjyqtare e Krujws Enkeleda Hoxha, të hënën.

Në njoftim zyrtar, KLGJ e morri vendimin pasi u njoh me vendim e gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Sipas ligjit për statusin e gjyqtarit, ajo duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Gjyqtarja u morr në pyetje të hënën nga SPAK. Ajo u arrestua tre ditë më parë me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave. Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit News ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>