KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Hoxha

Nga Exit News
KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtaren Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ shkarkoi nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, të mërkurën. KLGJ vendosi të pranojë kërkesën e ILD për shkarkimin nga detyra të gjyqtares.

Procesi ndaj saj ka nisur që me 8 janar, ku KLGJ caktoi seancën dëgjimore për gjyqtaren Hoxha. KLGJ shtyu më pas në 29 janar vendimin për shkarkimin ose jo të gjyqtares. Vendimi erdhi pas kërkesës së gjyqtares Hoxha, e cila kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Më 29 janar, KLGJ shtyu për herë të dytë vendimin për Hoxhën me të njëjtin argument si më sipër.

Në 11 shkurt, Prokuroria e Posaçme e arrestoi gjyqtaren nën akuzën e korrupsionit. Sipas SPAK, gjyqtarja do të lironte një të dënuar me 25 vite burg.

Këshilli u mblodh me 16 shkurt ku vendosi të shtyjë sërish vendimin për gjyqtaren e Krujës. Vendimi i vetëm ndaj gjyqtares deri më sot është pezullimi nga detyra. Kjo vjen si kërkesë e ligjit për statusin e gjyqtarit. Sipas tij gjyqtarja duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Ndërkohë gjyqtarja Hoxha ndodhet në arrest me burg që prej 11 shkurtit.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>