Koronavirus dhe në Greqi, e prekura kishte ardhur nga Italia

Nga Exit News
Koronavirus dhe në Greqi, e prekura kishte ardhur nga Italia

Një grua 38-vjeçare nga Selaniku, e cila ka udhëtuar në veri të Italisë ditët e fundit, është prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar Ministria greke e Shëndëtësisë.

Ky është rasti i parë me koronavirus i konfirmuar në Greqi.

Ndërkohë në Itali sapo ka humbur jetën dhe personi i 12-të nga koronavirusi. Ai ishte një 70-vjeçar nga Emilia Romagna.

Gjatë 24 orëve të fundit, koronavirusi është përhapur në gjithë Italinë, nga veriu në jug me më shumë se 370 të prekur. Autoritetet italiane kanë raportuar se mes të prekurve ka dhe 4 fëmijë.

Italianët ose njerëzit që kishin vizituar kohët e fundit veriun e vendit rezultuan të prekur në Spanjë, Austri, Zvicër, Kroaci e së fundimi dhe në Greqi, duke treguar se sa larg dhe shpejt mund të përhapet koronavirusi.

Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por rreziku mbetet i lartë për shkak të fluturimeve të shumta direkte nga Italia, shumica prej të cilave nga veriu, zona më e prekur.

Megjithëse qeveria ka thënë disa herë se në Rinas po bëhen kontrolle të të gjithë pasagjerëve që vijnë nga Italia, Exit News tregoi dje, përmes një videoje, se pasagjerët e ardhur nga Bolonja në datë 24 shkurt, nuk i janë nënshtruar asnjë kontrolli mjekësor. Në video duket qartë se, megjithëse ka një person me aparaturë temperature në dorë, pranë pikës së kontrollit të pashaportave, ai nuk i kontrollon pasagjerët.

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>