KPK fillon vetingun e 36 gjyqtarëve dhe prokurorëve

KPK fillon vetingun e 36 gjyqtarëve dhe prokurorëve

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publike listën e re me 36 gjyqtarë dhe prokurorë që do t’i nënshtrohen pprocesit të vetingut në javët e ardhshme.

Në listë përfshihen 7 kandidatë për vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese, pasi gjatë listës së parë që kaloi në veting, vetëm një anëtare nga Gjykata Kushtetuese Vitore Tushaj, u rikonfirmua në detyrë.

Po ashtu, në listë janë 10 këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, 7 kryetarë gjykatash dhe 9 gjyqtarë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Vetëm tre prokurorë janë përfshirë në këtë listë, mes tyre dhe Besim Hajdarmataj, i njohur për rolin e tij në dosjen e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në total, KPK ka deri më tani të hapura 176 dosje, nga të cilat ka pasur vetëm 3 raste kur gjyqtaret dhe prokurorët e kanë kaluar vetingun, 5 janë shkarkuar dhe 14 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen.

Pak ditë më parë, KPK-ja konfirmoi gjyqtaren Manjola Xhaxho në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGj). Ajo është kandidatja e parë e KLGj-së për të kaluar verifikimin, pasi Besim Trezhnjeva u shkarkua dhe Brunilda Kasmi dha dorëheqjen.

 

Lajme te ngjashme