
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi, të martën, Kryeministrin Edi Rama se është kthyer në ‘intrigant të rëndomtë politik’ duke bërë diversantin për të përçarë opozitën.
Përmes një statusi në Facebook, Kryemadhi i ktheu përgjigje Ramës për deklaratën e tij se ka pasur një plan bashkë me Bashën për të ‘zhbërë LSI-në’.
“Nga shërbëtor i shqiptarëve që duhet të ishte, Edi Rama është shndërruar thjesht në një intrigant të rëndomtë politik,” u shpreh Kryemadhi.
Ajo tha se Rama po tregon çdo ditë se nuk ka asnjë plan për vendin, por planifikon se si ‘të çojë për skrap LSI-në’.
Ajo i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë për rotacion politik dhe rrëzim të qeverisë Rama.