Kryeministri Rama: Meta, i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë – Pikat kryesore të intervistës

Kryeministri Rama: Meta, i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë – Pikat kryesore të intervistës

Kryeministri Edi Rama bisedoi dje me gazetarin Sokol Balla për krizën politike, zgjedhjen e Presidentit dhe zgjedhjet e qershorit 2017.

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama janë:

Për zgjedhjen e Ilir Metës President:

  • Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve, sepse realisht president më me PD-në, por jo i PD-së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD.
  • Ilir Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë. Është një president që realisht është i lidhur me të gjithë, ka qasje te të gjithë, flet me të gjithë, u thotë të gjithëve çfarë mendon. Këtë punë do të bëjë edhe si president.
  • Ilir Meta nuk ka dashur asnjëherë të jetë president. Edhe sot, Meta është kandidat për president që vjen i natyrshëm, sepse është situata e tillë që kërkon Metën president.

Për zgjedhjet e qershorit:

  • Nëse Partia Demokratike reflekton dhe na kërkon që të hapim rrugën e regjistrimit, ne jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë duke ndërhyrë në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë mundësi PD që të regjistrohet, por pa koalicione.
  • Vettingu bëhet më 18 qershor dhe për këtë arsye shqiptarët duhet të votojnë, sepse duhet të marrin hak për 25 vjet , abuzime të së drejtës së dhënë nga ligji dhe të mohuar nga maliqi.
  • Ne nuk jemi bebisiter dhe nuk ka në politikë një bebisiting për ata që humbin rrugën. Demokracia është rrugë me shumë korsi në krahasim me rrugën me një korsi të komunizmit. Nëse një makineri si PD, që del nga korsia, del në lëndina dhe më pas përfundon në humnerë për shkak të shoferit të saj, ky nuk është faji ynë.

Për koalicionin PS-LSI:

  • [PS dhe LSI] do të hyjnë në garë veç, por nuk ka asnjë dilemë që ne do të kërkojmë të vazhdojmë me LSI-në në koalicion, pastaj vendimi i takon LSI-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>