Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk do të takohen në fund të shtatorit konfirmoi të mërkurën zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit të delegacioneve të dy vendeve në Bruksel.
Sipas tij, takimit Kurti – Vuçiç nuk do të zhvillohet pasi “nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm” në bisedime.
Takimi i fundit i dy drejtuesve të vendeve është zhvilluar më 19 korrik, por ai nuk prodhoi ndonjë rezultat dhe palët akuzuan njëra tjetrën se nuk kanë vullnet për dialog.
Megjithatë zyrtarët e BE, të cilët ndërmjetësojnë procesin kishin paralajmëruar një tjetër takim në shtator.
Në takimin e së mërkurës dy delegacionet kanë biseduar vetëm për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës. Bislimi tha se palët kanë shprehur gatishmërinë për të pasur qasje në arkivat shtetërore të njëra tjetrës.
Ata kanë rëndë dakord që grupet e punës për çështjen e të zhdukurve të takohen rregullisht dhe që trupat e gjetur deri tani t’i kthehen familjarëve.
Bislimi theksoi se nuk ndryshon qëndrimi i qeverisë kosovare për të mos pranuar Velko Odalloviçin si kryetar të delegacionit serb për këtë çështje.
Negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen përsëri në fund të tetorit.