Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen, të martën (15 qershor), në Brukesl. Ky do të jetë takimi i parë mes tyre.
Procesi i bisedimeve ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në bisedime do të flitet edhe për çështjne asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Kurti më parë u shpreh se Kosova nuk mund të jetë shtet me një etni, ndërsa Vuçiç ka thënë se nuk do të nisë bisedimet nëse flitet për komunat serbe.
Kurti, në disa raste, ka thënë se takimi i tij me Vuçiqin, në kontekst të dialogut, nuk do të jetë vazhdim i dialogut, por “fillim i procesit të ri”.
Caktimi i datës së takimit erdhi pas ndërmjetësimit të Lajcak i dërguari special i BE-së dhe Palmer, i dërguari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.