Kurti uron kreun e ri të LDK, Abdixhikun, dhe shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Nga Exit News
Kurti uron kreun e ri të LDK, Abdixhikun, dhe shprehet i gatshëm për bashkëpunim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar kreun e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun,për zgjedhjen.

Me anë të një postimi në rrjetin Facebook, Kurti u shpreh i gatshëm për bashkëpunim duke cituar demokratizimin e brendshëm e opozitarizmin e fortë si faktor që i shërbejnë Kosovës.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë,” tha ai.

Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë ftuar liderët e partive në takim konsultativ për formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur si kandidate për presidente Vjosa Osmanin, e cila është presidentja në detyrë.

Nga ana e vet, i pyetur nëse do të mbështesë këtë kanidaturë Abdixhiku u përgjigj se do i takojë Kryesisë së re të LDK-së të vendosë e nuk ka për të qënë vendim individual. Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Osmani, ish-zyrtare e LDK-së, në këto zgjedhje kandidoi në listën e LVV-së dhe është personi më i votuar, duke siguruar mbi 300 mijë vota.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>