Kurti zotohet të vaksionojë 60% të popullsisë në Kosovë brenda 2021

Nga Exit News
Kurti zotohet të vaksionojë 60% të popullsisë në Kosovë brenda 2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se dialogu me Serbinë do të jetë në vendin e katërt në listë e prioriteteve të qeverisjes së tij.

Kurti tha për “Zërin e Amerikës” se punësimi, drejtësia dhe pandemia janë tre çështjet që do të trajtohen me përparësi.

Sa i përket vendimeve të para, Kurti veçoi tre projektligje që do të çohen përpara, e drejta e emigrantëve për të votuar në ambasada, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme dhe projektligji anti-mafia.

Ai shtoi se do “t’i kthejmë terminalet doganore që u janë dhënë kompanive private në shtet”.

Kurti u zotua se Kosova do të vaksinojë 60% të popullsisë brenda vitit 2021, ndërsa vaksinat ai theksoi se do t’i merrte duke punuar ngushtë me BE dhe SHBA, duke i mbyllur kështu derën Rusisë dhe Kinës.

Dialogun me Serbinë ai tha se nuk e nënçmon dhe deklaroi se do ta vijojë me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE-së por nënvizoi gjithashtu se synon të forcojë Kosovën si shtet pasi “edhe dialogu ecën shumë më mirë pastaj.”

Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit me rezultat të thellë duke marrë numrin më të lartë të votave nga një parti politike. Pas zgjedhjeve, SHBA dhe BE kanë bërë thirrje që qeveria e re të vijojë me dialogun me Serbinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>