LSI kritikon Ramën për zgjerimin e Greqisë me 12 milje

Nga Exit News
 LSI kritikon Ramën për zgjerimin e Greqisë me 12 milje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kritikuar kryeministrin Edi Rama sa i takon miratimit të dekretit që i jep të drejtë Greqisë për zgjerim me 12 milje në Detin Jon.

Vasili deklaroi në Facebook se ndodhi ajo që ishte paralajmëruar gjatë verës.

Ai kritikoi Ramën se e shiti detin e Shqipërisë.

“Ajo qe pritej dhe qe ne e paralajmeruam qarte gjate veres se ketij viti ndodhi dhe Rama e shiti detin e Shqiperise. Deklarimet e Rames ne veren e ketij viti dhe pasiviteti i tij i qellimshem, qe mbeshtesnin veprimet e njeanshme te Greqise per 12 miljet ishin qartesisht qendrime, qe tradhetonin interesat legjitime dhe te patjetersueshme territoriale te Shqiperise”, tha Vasili.

Këshilli i Shtetit grek miratoi dekretin, të premten, për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.

Kjo i jep të drejtë shtetit grek të hulumtojë ose ndryshe të shfrytëzojë burimet detare, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike të ujit dhe ajrit.

Ky vendim vjen pas dy muajsh ku u njoftua se marrëveshja e detit do të zgjidhej nga drejtësisa ndërkombëtare.

Me 20 tetor, kryeministri Edi Rama njoftoi se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për 12 miljet detare do të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit.

Për të lexuar më shumë rreth kufirit detar me Greqinë klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>