Luan Daci: Nuk largohem nga KPA, vendimi një ‘puç i mirëorganizuar’

Nga Exit News
Luan Daci: Nuk largohem nga KPA, vendimi një ‘puç i mirëorganizuar’

Ish anëtari i Kolegji të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci deklaroi se nuk do të largohet nga ky institucion pavarësisht se Apeli i Posaçëm e konsideroi atë fajtor për falsifikim të dokumentave.

Në një reagim për gazetarët, Daci e konsideroi vendimin e gjykatës një puç të organizuar ndërsa shtoi se do ta apelojë në Gjykatën e Lartë atë.

“Brenda dy ditësh do bëj rekurs, vendim haptas të ligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të ndodhë. Jo, nuk largohem nga KPA. Ligji le të thotë çfarë të dojë, kam 100 vota nga Parlamenti. Sot unë urgjent do të bëj rekurs deri nesër në drekë.”

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA-së, Dacin me 8 mars, për fallsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin.

Sipas Kodit penal kjo vepër penale dënohet deri në tre vjet burg.

Luan Daci u shkarkua në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me një firmë piramidale për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Por gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Dacie  fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Pas hetimeve, SPAK kërkoi pezullimin nga detyra të tij dhe akuzoi Dacin se ka fallsifikuar dokumentat. Ai u pezullua nga puna, por më pas gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin e tij në punë.

Pas kësaj, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të procesit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>