Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i LDK-së

Nga Exit News
Lumir Abdixhiku zgjidhet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është zgjedhur të dielën  kryetar i LDK-së në Kuvendin Zgjedhor.

Bashkë me Abdixhikun për këtë post garuan edhe Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.

Abdixhiku fitoi me mbi 190 vota nga 328 vota gjithsej.

Ish kreu  i LDK-së, Isa Mustafa  tha se LDK-ja do të bëjë hapa pozitivë dhe do të kthehet sërish e fortë.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli  e përgëzoi Lumir Abdixhikun për fitoren si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish kreu i LDK Isa Mustafa dha dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese 47,88% të votave

Sipas rezultateve deri tani, LDK ka marrë 13.08 % ose rreth 103 mijë vota. Ky është rezultati më i ulët që kjo parti ka marrë në zgjedhje.

“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, që nuk e kemi pritë fare edhe nga takimet në terren dhe puna që e ka bërë Hoti”, deklaroi Musatafa pas dorëheqjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>