Lëvizja Vetëvendosje mendon se Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e Kosovës shumë shpejt.
Vetëvendosje shprehet se nuk do të ketë probleme në zgjedhjen e presidentit/es.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani u shpreh për mediat e Kosovës së “janë duke u angazhuar që sa më shpejtë të përmbyllët edhe procesi i zgjedhjes së presidentit”.
“Natyrisht duke i parë rrethanat shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë që të zgjidhet Vjosa Osmani presidente dhe po shpresojmë që edhe deputetët e subjekteve tjera të kryejnë detyrën e tyre dhe qëndrimin në sallë, varësisht prej vullnetit që e kanë për votim kundër apo për”, deklaroi Rrahmani.
Deputeti i LVV thotë se takimet e Osmanit me partitë e opozitës janë të nevojshme për të arritur një konsensus për figurën e saj si presidente.
Deri më tani Partia Demokratike e Kosovës PDK dhe AAK janë shprehur kundër Osmanit si presidente. Ramush Haradinaj nga AAK shprehet se duhet të jetë ai president.
Aktualisht detyrën e presidentit e ushtron Glauk Konjufca që prej së hënës 22 mars. Kosova është në këtë situatë që prej 5 nëntor 2020 kur Hashim Thaçi tha dorëheqjen. Pas tij ishte Osmani ajo që ushtroi detyrën e presidentes.
Sipas Kushtetutës, vendi mund të udhëhiqet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj.