PDK nuk pranon të votojë Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës

Nga Exit News
PDK nuk pranon të votojë Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Enver Hoxhaj tha të mërkurën se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Ai e cilësoi Osmanin si një figurë “përçarëse e aspak përbashkuese”.

“Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes”, tha Hoxhaj në Facebook.

PDK-ja nuk do ta tradhtoj besimin e votuesve të saj, tha ai dhe shtoi se PDK është “partia e vetme në opozitë  që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri”.

Ai tha se PDk “do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim”.

“ PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti”, tha Hoxhaj.

Të hënën u votua  në Kuvendin e Kosovës me 67 vota pro dhe 30 kundër qeveria e Kurti. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë me 50.28% të votave.

Kryeministri i ri Albin Kurti i bëri thirrje partive që të zgjedhin sa më shpejt presidentin/en e Kosovës dhe propozoi përë këtë post Vjosa Osmanin.

PDK e AAK kanë dalë kundër kandidaturës së saj.

Aktualisht detyrën e presidentit e ushtron Glauk Konjufca që prej së hënës 22 mars. Kosova është në këtë situatë që prej 5 nëntor 2020 kur Hashim Thaçi tha dorëheqjen. Pas tij ishte Osmani ajo që ushtroi detyrën e presidentes.

LEXO  Gjermania pret dozat e para të vaksinës Johnson & Johnson në mes të prillit

Sipas Kushtetutës, vendi mund të udhëhiqet me ushtrues detyre vetëm për gjashtë muaj.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme