Macron mbështet kushtet për eksportin e vaksinave Covid-19

Nga Exit News
Macron mbështet kushtet për eksportin e vaksinave Covid-19

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se BE nuk do të bllokojë ose ndalojë eksportet e vaksinave të koronavirusit por ato duhet të “kontrollohen”, raporton The Guardian.

Ai akuzoi AstraZenecan për mungesë transparence, pas përplasjeve të fundit mes BE dhe kompanisë.

Në një intervistë, presidenti francez këmbënguli se ishte në interesin e të gjithëve që të marrin vaksinat.

Agjencia që rregullon përdorimin e ilaçeve në BE rekomandoi të premten miratimin e vaksinës COVID-19 të AstraZeneca për njerëzit mbi moshën 18 vjeç. 

Bashkimi Europian prezantoi të premten një  program transparence për vaksinat e koronavirusit të prodhuara në vendet anëtare.

Para se të japin një leje eksporti për vaksinat COVID-19, shtetet e BE do të duhet të verifikojnë në Komisionin Evropian nëse kompania ka dhënë vaksinat në bazë të marrëveshjes së nënshkruar.

Nëse kompania nuk ka dorëzuar sasinë e premtuar të vaksinave në vendet e BE ose ka njoftuar vonesa, Komisioni Evropian mund të kufizojë eksportin e vaksinave. Gjermania e ka përshëndetur vendimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>