Ndërsa në vende si Spanja dhe Italia ka patur ulje të ndjeshme të të vdekurve ditët e fundit, tjetër dinamikë po ka në Shtetet e Bashkuara dhe Francë.
Të hënën numri i viktimave mes pacientëve me Covid-19 në SHBA i kaloi 10 mijë të vdekurit ndërsa në Francë iu afrua 9 mijëshes.
Në SHBA ka tashmë 347 mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 10 335 kanë vdekur.
E hëna ishte me numrin rekord të 833 viktimave në Francë, ku tashmë ka 93 785 të infetkuar, prej të cilëve 8 911 kanë vdekur.
Ndryshe, Spanja raportoi 637 viktima, duke e çuar totalin në 13 169 të vdekur, ndërsa Italia 638 viktima me totalin që shkoi në 16 523.
Në Britani të Madhe numri i të infektuarve ka shkuar në 52 260 persona, prej të cilëve 5 383 kanë vdekur.
Në rang botëror sipas Bloomberg janë mbi 1,3 milionë persona të infektuar, prej të cilëve 73 400 kanë vdekur.