Mbi €500 milionë kosto e parashikuar e qeverisë nga koronavirusi

Nga Exit News
Mbi €500 milionë kosto e parashikuar e qeverisë nga koronavirusi

Qeveria ka parashikuar më shumë se €500 milionë humbje nga koronavirusi deri në fund të qershorit. Këto humbje janë shkaktuar nga rënia e të ardhurave dhe shpenzimet për përballimin e krizës.

“Qeveria ka humbur €100 milionë euro në muajin mars dhe €170 milionë pak a shumë në muajin prill dhe me gjasë po kaq në muajin maj, dhe pak a shumë €100 milionë euro në muajin qershor. Ky është parashikimi, në total më shumë se gjysëm miliardi euro”, tha Kryeministri Rama të premten pasdite.

Para pak ditësh, FMN tha se  prodhimi kombëtar vendas i Shqipërisë do të bjerë me 5 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.

Ajo lajmëroi se goditja kryesore ekonomike e koronavirusit në Shqipëri do të jetë në sektorin e turizimit.

FMN nuk dha vlerësime sa mund të jetë efekti negativ në ekonomi i rënies së turizmit, por u shpreh se rënia e turizmit nuk do të kompensohet dot nga aktiviteti ekonomik i rindërtimit, dhe si rezultat ekonomia do rritet më ngadalë se parashikimi në vitin 2020.

Kjo rënie pritet që të kompensohet plotësisht gjatë vitit 2021 ku FMN parashikon një rritje prej 8 për qind në lidhje me vitin 2020, duke sjellë një rritje totale dy vjeçare, 2019-2021, prej rreth 2,6 për qind.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>